Atletico gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Griezmannit

1 muaj më parë

Atletico gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Griezmannit

Atletico Madridi është gjobitur me 12 mijë euro nga Federata e Futbollit të Spanjës, pasi tifozët e klubit madrilen kishin bërë thirrje “Vdis Griezmann vdis”, në përballjen kundër Barcelonës në La Liga në dhjetor të vitit të kaluar.

Në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Spanjës të mërkurën, është konfirmuar gjoba për fyerjet pas ankesës që ka ardhur nga La Liga. Në raportin e referit të ndeshjes nuk ishte cekur fyerja.

Griezmann kishte kaluar pesë stinorë te Atletico, para se t’i bashkohej Barcelonës verën e vitit të kaluar për 120 milionë euro, shifër që figuronte në klauzolën për lirim në kontratën e Griezmannit me Atleticon.