Atleti Muhamet Ramadani garon sot në hedhje të gjyles 5 kilogramë në LOR Buenos Aires 2018

2 muaj më parë

Atleti Muhamet Ramadani garon sot në hedhje të gjyles 5 kilogramë në LOR Buenos Aires 2018

Atleti Muhamet Ramadani do të garojë sot në ditën e gjashtë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018., që po mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.

16-vjeçari do të garojë në disiplinën hedhje e gjyles 5 kilogramë.

Ramadani fillon garat prej orës 19:45 me kohën tonë lokale, ndërsa prej orës 14:45 me kohën lokale të Argjentinës.

Muhameti është përgatitur gjatë këtyre ditëve në Buenos Aires 2018 me trajnerin e tij, Mustafë Rrustemi, derisa synimet e tyre janë hedhja e gjyles në lartësi mbi 18.50 metra.

I urojmë shumë suksese Muhametit, i cili është garuesi i parafundit i Ekipit Olimpik të Kosovës që garon në LOR Buenos Aires 2018.

Të dielën garon boksieri, Erdonis Maliqi./AktivPress/