Atentati në Vlorë, dhjetë persona dërgohen për intervistim në polici

1 muaj më parë

Atentati në Vlorë, dhjetë persona dërgohen për intervistim në polici

Pas analizimit të vendit të ngjarjes, ekspertiza ka gjetur mbi 15 gëzhoja kallashnikovi, në rastin e atentatit në Vlorë.

Burime nga policia e Vlorës, sqarojnë se deri më tani janë shoqëruar për t’u pyetur në polici dhjetë persona, kryesisht dëshmitarë okularë apo persona që mund të ndihmojnë hetimin.

Policia dyshon se në atentat morrëm pjesë dy persona, ndërsa pavarësisht errësirës kanë arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin nga i cili qëllua në drejtim të dy të rinjve.

Dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën e 37 vjeçarit Nikollaq Çepaj, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë.

Aktualisht po pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të të lënduarve, dëshmitë e të cilëve mund të ndihmojnë identifikimin e autorit ose autorëve.