“Asgjë, asgjë”, kështu i thoshte Florian Marku boksierit britanik derisa ai e godiste
1 javë më parë“Asgjë, asgjë”, kështu i thoshte Florian Marku boksierit britanik derisa ai e godiste
Florian Marku vazhdoi i pamposhtur në boks teksa mbrëmë mundi boksierin britanik, Rylan Charlton në raundin e tetë.
Edhe pse pësoi një nokdaun në raundin e gjashtë, Marku u rikthye edhe më fuqishëm duke detyruar kundërshtarin ta dorëzojë meçin në raundin e tetë.
Në raundin e dytë, Marku nisi të tallej me kundërshtarin e tij, duke i thënë: Asgjë, asgjë! Unë s’jam Joe Laws.
Laws ishte kundërshtari i Charltonit gjatë vitit 2020, ku ky i fundit kishte fituar me nokaut, shkruan Gazeta Express.
Marku vazhdoi tërë meçin duke i folur Charltonit, në mënyrë që ta dekoncentronte dhe ta nervozonte.
"Nothing! Nothing! I'm not Joe Laws."
Florian Marku has been talking to Charlton all fight long. 🗣️ pic.twitter.com/hOtwtvOFmL
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) February 20, 2021