Asfiksohen tre punonjës të Portit të Durrësit

4 vite më parë

Asfiksohen tre punonjës të Portit të Durrësit

AktivPress” Tre punonjës të sigurisë së Portit Detar të Durrësit janë asfiksuar paraditen e sotme, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja u regjistrua pranë hyrjes nr.4 të portit, kur tre punonjësit nuk janë ndjerë mirë, madje njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo gjendje e rënduar shëndetësore mund të jetë krijuar si rezultat i ndonjë rrjedhjeje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, i cili ndodhet në afërsi të hyrjes nr.4, por nuk përjashtohen edhe efektet e ndonjë lënde kimike.

Policia vendore bëri të ditur se punonjësit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën., njofton tch.

Në vendngjarje ka shkuar policia, si dhe specialistë të repartit zjarrfikës, mjedisit dhe të Forcës së Sigurisë Portuale, të cilët po ushtrojnë kontroll dhe verifikojnë të gjithë territorin përreth me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.