Arti shqiptar në zi, legjenda e humorit Koço Devole ndahet nga jeta pas infektimit nga Covid

4 javë më parë

Arti shqiptar në zi, legjenda e humorit Koço Devole ndahet nga jeta pas infektimit nga Covid

Lajm i zi për artin shqiptar. Aktori i mirënjohur i humorit dhe regjisori, Koço Devole, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas infektimit të tij prej disa ditësh nga koronavirusi.

Ai ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku edhe po trajtohej.

Devole kishte marrë një trajtim mjekësor paraprak në këtë spital dhe në 31 tetor u lirua prej tij pasi gjendja shëndetësore u duk se u përmirësua.

Por ai u kthye me urgjencë një ditë më pas pasi shfaqi komplikacione, kësaj here në intubim.

Mjeku Pëllumb Pipero duke folur në një intervistë për Ora News pas rishtrimit të tij në spital e pati përshkruar kështu gjendjen e tij.

“Gjendja eshte stabël. Aktori ndodhet në respiracion mekanik. Ai vuan nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, leukoza, por shpresojmë të bëhet mirë shpejt” u shpreh Pipero.

Aktori Koço Devole dhe mjeku Pëllumb Pipero te Infektivi

Krijimtaria

Regjisori, skenaristi, humoristi dhe karikaturisti shqiptar Koço Devole iku i ri nga kjo botë por pas la një krijimtari dhe pasuri të madhe për artin shqiptar.

Ai është autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit dhe qyteteve te tjera.

Ai është autor dhe regjisor në telekomeditë:

Çanta e zeze 1986

Gjuetia e fundit 1992

Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]

Çanta me nje milion 1993

Oreksi i madh 1994 [2]

Nje dite i cmendur 1995

Revolja e heroit 1996

Pushime në Romë 1996

Mos shko o trim 1997

Tre shoke pa sherbyesen 2001 [3]

Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]

Milioneri 2005

Na ishte njehere Shqipëria 2009