Artarët informohen për pakon fiskale 2.0

2 vite më parë

Artarët informohen për pakon fiskale 2.0

Ministri i Financave Avdullah Hoti në vazhdën e diskutimeve me komunitetin e biznesit për pakon fiskale 2.0 sot është takuar me Shoqatën e Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, në një diskutim publik të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në këtë takim gjithashtu morën pjesë edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Nahit Sharku, kryetari i Shoqatës së  Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës Enver Pakashtica si dhe anëtarë tjerë të Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës.

Në kuadër të diskutimeve dhe propozimeve të tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës  kërkuan ndryshimin/plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm.

Me këtë rast ministri Hoti shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave që të diskutojë mundësinë e plotësim/ndryshimit të këtij Udhëzimi Administrativ./AktivPress