Arta Bajrami me urime të përzemërta për bashkëshortin në valën e festës së Shën Valentinit

8 muaj më parë

Arta Bajrami me urime të përzemërta për bashkëshortin në valën e festës së Shën Valentinit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e përditshme, duke mos hezituar të prezantojë për fansat edhe anëtarët e familjes.

Së fundmi, këngëtarja publikoi një fotografi me burrin e saj, Xhim Sekiraqa, duke i uruar atij ditëlindjen me fjalët më të përzemërta.

“Urime ditëlindjen burri im, shoku im i jetës, babai i fëmijëve të mi, ti je bashkëshort i përkryer, Zoti më ka bekuar që të kem fat ty. Të uroj shëndet e gëzim pranë nesh, të duam shumë unë gruaja jote Arta, fëmijët tanë Victoria, Ideal Morris , Electra”, ka shkruar Bajrami në Instagram.

Duket se për çiftin ka më shumë se një festë në javën e Shën Valentinit, pasi përveç festës së të dashuruarve, dyshja kremtojnë edhe ditëlindjen e kryefamiljarit të familjes.

Arta Bajrami përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive në prurje muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/