Arsenali, Leicesteri, Hoffenheimi e Roma vazhdojnë në raundin tjetër të Ligës së Evropës

2 muaj më parë

Arsenali, Leicesteri, Hoffenheimi e Roma vazhdojnë në raundin tjetër të Ligës së Evropës

Katër skuadrakanë siguruar plasmanin në raundin e 32-të të Ligës së Evropës.

Këtë e kanë bërë Arsenali, Leicesteri, Hoffenheimi e Roma, transmeton KOHA.

Arsenali shënoi fitore prej 3 me 0 në udhëtim ndaj Moldes, Roma e mposhti Clujin me rezultat prej 2 me 0 në udhëtim, e fitore shënoi edhe Hoffenheimi ndaj Liberecit me rezultat prej 2-0.

Kurse Leicesteri sot barazoi me rezultat prej 3 me 3 në udhëtim ndaj Bragas.