Arsenal duhet ta presë verën për Guimaraes

9 muaj më parë

Arsenal duhet ta presë verën për Guimaraes

Arsenali është në kërkim të përforcimit të mesfushës së saj.

Arsenali mbetet në kërkim të mesfushorit të Athletio Paranaense, Bruno Guimaraes por duhet të presin deri në verë para se të arrin ndonjë marrëveshje.

“PO është e vërtetë. Dje ka ardhur një ofertë zyrtare nga Benfica për të nënshkruar me Bruno Guimaraes”, ka thënë presidenti i Paranaense, Mario Celso Petraglia për O Jogo.

“Fillimisht do ta studjojmë ofertën e Benficas. Do të mblidhemi me bordin e klubit dhe do ta analizojmë situatën. Arsenali janë të interesuar por ata do të bëjnë ofertë vetëm në fund të sezonit”. /GazetaExpress/