Arrihet marrëveshja për ndalimin e bojkotit të punës së autoshkollave

3 vite më parë

Arrihet marrëveshja për ndalimin e bojkotit të punës së autoshkollave

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj,  ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Federatës së Autoshkollave  për të ndaluar bojkotimin e punës.

“Pas diskutimeve me drejtuesit e Federatës së Autoshkollave të Kosovës është arritur mirëkuptimi që të ndalohet bojkoti i punës së autoshkollave dhe t’u jepet mundësi kandidatëve të kryejnë të gjitha procedurat e rregullta”, shkruan Lekaj.

Ai është zotuar që do të angazhohet edhe për ndryshimet ligjore të nevojshme, në të cilat kanë probleme autoshkollat.

“Ne u zotuam që do të angazhohemi që nëse ka nevojë për ndryshime ligjore në pikat të cilat i kundërshtojnë autoshkollat, do të ndërmarrim hapa për të bërë rregullimet e nevojshme. Kjo tregon se ne i jemi qasur pozitivisht zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të mundësive për zhvillim, e këtë do ta bëjmë në bashkëpunim me të gjitha grupet e interesit, brenda kornizave ligjore”, shtoi më tej Lekaj,/AktivPress