Arrestohet pasi plagosi me armë një person në Prishtinë

5 ditë më parë

Arrestohet pasi plagosi me armë një person në Prishtinë

Tre persona të cilët ishin në një veturë dyshohet se kanë shtënë me armë e zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga rruga “Afrim Vitia” në Prishtinë.

Si pasojë e të shtënave një njeri është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK i cili pas tretmanit mjekësor është liruar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël.

Sipas raportit 24 orësh të policisë është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuari i cili ka dorëzuar armën e përdorur në rast e cila është e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.