Arrestohet një polic i Kosovës, ja për çfarë veprash dyshohet

4 javë më parë

Arrestohet një polic i Kosovës, ja për çfarë veprash dyshohet

Një zyrtar policor i Stacionit në Pejë është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ai dyshohet për veprën penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

Siç njofton IPK informacionet e para janë pranuar përmes një ankese të adresuar në këtë institucion.

“Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”. njofton Inspektorati i Policisë.

AKTIV PRESS