Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Pejë

4 muaj më parë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Pejë

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar të dyshuarin: L.R., i lindur në vitin 1990 m/k/sh.

I arrestuari, dyshohet për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”, po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

I njëjti ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë, me ç‘rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.