Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

1 muaj më parë

Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk ka informatë zyrtare.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kurë do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”.

U raportua se Mustafa që ishte ish-epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, u arrestua nga Policia e EULEX-it për krime lufte.

Lidhur me këtë klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zyrën e EULEX-it në Kosovë dhe është në pritje të përgjigjes.