Arrestohen 4 persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, ishin të dënuar për grabitje

2 muaj më parë

Arrestohen 4 persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, ishin të dënuar për grabitje

Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, ka bërë të ditur se ka arritur që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personave të kërkuar.

Në orët e mëngjesit të datës 29.07.2021, njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale:

Tre persona të dyshuar për veprën penale “ grabitje” të cilët janë të dënuar me katër vite burg dhe një person i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”

Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “grabitje” janë dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “ vjedhje e rendë” është dërguar ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë.