Arrestohen 4 persona në Pejë, kërkoheshin me urdhër-arreste të gjykatave

1 muaj më parë

Arrestohen 4 persona në Pejë, kërkoheshin me urdhër-arreste të gjykatave

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 24 orëve të fundit pas një pune operativo-hetimore ka arritur që të arrestojë katër (4) persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga Gjykatat kompetente, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Personat e arrestuar janë:

E.A. i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burgim, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në pikën Kufitare Kullë.

P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në pikën Kufitare Kullë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9 mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1226 persona për vepra të ndryshme penale.

AktivPress