Aroma unike që çdo shtëpi duhet të ketë për festa

4 vite më parë

Aroma unike që çdo shtëpi duhet të ketë për festa

Krishtlindjet janë shumë pranë, së bashku me to vijnë dhe dhuratat, ushqimet e shijshme dhe shumëllojshmëria e aromave. Doni të dini cila është aroma unike që çdo shtëpi duhet të mbajë në këtë periudhë?
Po ju ndihmojmë. Përgatisni këtë esencë aromatike të përbërë nga produkte bimore që janë dhuratë e çmuar e natyrës.
Përbërësit:
Një tufë rozmarinë
3 shkopinj kanellë
Disa pika vaj jojoba
Përgatitja:
Në një enë me ujë vendosni për të zierë përbërësit. Sapo të kenë nisur të ziejnë, fikni sobën dhe hiqeni nga zjarri enën dhe mbulojeni me një garzë. Aroma që përzierja do të lëshojë do të jetë aroma më e ëmbël që keni ndier.