Arkitekti japonez fiton projektin për ndërtimin e sallës koncertale “Gërmia”

2 muaj më parë

Arkitekti japonez fiton projektin për ndërtimin e sallës koncertale “Gërmia”

Arkitekti japonez Kengo Kuma është shpallur fitues për projektin ideor të ndërtimit të sallës koncertale “Gërmia” në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha përmes një postimi në Facebook, ku tha se do të vazhdojnë angazhimet për hapat e ardhshme deri në finalizimin e projektit për Sallën Koncertale “Gërmia”.

“Ky është hap i radhës qe është ndërmarrë nga Komuna e Prishtines per jetesimin e sallen koncertale dhe ne bashkëpunim nder-institucional ne do te vazhdojmë angazhimin për hapat e ardhshëm deri ne finalizimin e projektit te Salles Koncertale Germia”, tha Berisha.

Berisha shtoi se fituesi është zgjedhur nga një juri profesionale.