Arjanet Muriçi mban të paprekur portën e Manchester City

2 vite më parë

Arjanet Muriçi mban të paprekur portën e Manchester City

Manchester City e ka mposhtur Fulhamin me rezultat 2-0, duke kaluar në çerekfinalen e Carabao Cup.

Fitoren ‘qytetarëve’ ia dhuroi talenti i ri Brahim Diaz, në minutat ’18 dhe ’66.

Gjithashtu në këtë ndeshje portën e Cityt e ka ruajtur të paprekur portieri i Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muriçi.

Muriçi, pritet që prej ndeshjeve të nëntorit të grumbullohet me Kosovën, pasi është pajisur me pasaportë kosovare./kallxo.com