Arbëreshët marshojnë në Shkodër

3 vite më parë

Arbëreshët marshojnë në Shkodër

Një grup i Arbëreshëve të Italisë manifestoi sot pasdite nëpër rrugën qendrore të qytetit të Shkodrës.

Ata marshuan me kostume tradicionale duke dëshmuar rrënjët dhe identitetin e tyre kombëtar.

Manifestimi synon të tërheqë mbështetjen e Shqipërisë, për kërkesën që arbëreshët i kanë paraqitur UNESCO-s për njohjen e tyre si pasuri e kulturës botërore./VOA