Arbër Elezi zgjedhet fotografi i muajit nga Viewbug

4 vite më parë

Arbër Elezi zgjedhet fotografi i muajit nga Viewbug

Fotografi kosovar Arbër Elezi, i cili njihet për fotografitë e tij të veçanta e sidomos portretet të cilat e karakterizojnë, pasi edhe ka studiuar në New York për fotografi wedding dhe portrete, dhe duke qenë njëkohësisht profesor i muzikës, ai artin e tij e bashkëdyzon duke e shkrirë për mrekulli e duke realizuar fotografi të cilat pasqyrojnë pastërti dhe muzikalitet.

Një ndër fotografitë e tij, e cila është realizuar në një kohë vjeshte nga Arbëri, ka arritur të jetë fituese në mesin e 60 mijë fotografive të tjera konkurruese nga mbarë bota.

Viewbug është website që ka të bëjë me fotografinë, aty garojnë fotografë nga e gjithë bota, dhe fotografia e Arbërit ka arritur të triumfojë duke e bërë Arbërin të fitojë çmimin fotografi i muajit.

Gjithashtu, nga të njëjtët ai është shpërblyer edhe me çmimin fotograf i nderit.

Faqja zyrtare e Viewbug, përmes emailit e ka kontaktuar Arbërin duke e bërë atë tejet të lumtur. “Jam ndjerë shumë i motivuar për të vazhduar më tutje”, është shprehur Arbëri për KultPlus.