Arben Sejdiu u betua për luftimin e kriminelëve, të mallkuarit e vranë në pabesi

1 javë më parë

Arben Sejdiu u betua për luftimin e kriminelëve, të mallkuarit e vranë në pabesi

Nga: Rrustem Berisha

Lufta për lirinë e Kosovës ishte një kushtrim për ndërgjegjen e djemve dhe vajzave me te mira te kombit tonë.

Ky kushtrim lirie nuk mund të kalonte pa rënë në shpirtin e djalit plot vullnet, trimeri e dashuri për atdheun Arben Sejdiu nga Grabanica e Klinës.

I rritur e edukuar në një familje me tradita patriote e bujare, Arbeni nën jehonën e kushtrimit të sakrificës së Zahir Pajazitit e Adem Jasharit, u rreshtua në radhët e oficerëve shqiptarë si Agim Ramadani, Sali Ceku dhe Xhemajl Fetahaj, në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Arbeni, u shqua për guxim e përkushtim luftarak, gatishmëri e sakrificë për realizimin e detyrave ushtarake në shërbim të lirisë së Kosovës, për çka në epopenë e lavdisë së Kosharës dhe Shtetit të Kosovës, sot me respekt zë vend edhe emri dhe vepra e Arben Sejdiut që do mbetet i shquar si “kalorsi i trimërisë”.

Aktivitetin e tij luftarak Arbeni e kurorëzoi në frontin e Koshares në radhët e brigadës 138 Agim Ramadani, në rolin njësisë së policisë ushtarake, ku me gjakun, djersën dhe heroizmin personal u personifikua fuqishëm me vlera të mirfillta kombëtare. Pas përfundimit të luftës Arbeni do të vazhdoi përsëri me uniformë, por tani me uniformë e re të policisë së vendit të tij të lire. Ai nuk e ndali për asnjë çast kontributin e tij në shërbim të popullit shqiptarë e liridashës dhe të ardhmes së tij me të njëjtin motiv.

Arbeni ishte i betuar që deri në fund do të luftohet krimi dhe kriminelët. Sikur ata të mallkuarit e kishin kuptuar këtë mision të tij dhe në frigë për t’u ballafaquar drejtpërdrejtë me te, përdorën pabesinë për ta vrarë. Sot Arben Sejdiu, mbetet i skalitur përballë nesh si një pjesë e TRUPIT, GJAKUT dhe IDEALIT për lirinë, shtetin e së drejtës dhe drejtësinë në vendin tonë.

Nëse ishte e munduar të linte një amanet, amaneti i tij do të ishte drejtësi dhe vetëm drejtësi.

Ne, bashkëluftëtarët, shokët e bashkëpuntorët , do të kujtojm gjithmonë me krenari trimin tonë Arben Sejdiun!

Lavdi!

(Shënim i redaksisë: Arben Sejdiu ishte polic i Kosovës kur u vra para 10 vjetësh. Autorët e krimit ende nuk janë kapur)

AKTIV PRESS