Apple po mendon për një risi në iOs-in

5 muaj më parë

Apple po mendon për një risi në iOs-in

Ndoshta dikujt mund të mos i kujtohet, kur është lansuar iPone për herë të parë, gjiganti i teknologjisë, Apple, pati vendosur që sistemin operativ ta quajë “iPhone OS” në vend të iOS siç është i njohur sot.

Tani, sipas një postimi në Twitter nga Jon Prosser, duket se Apple mund t’u kthehet rrënjave, shkruan ubergizmo.

Kemi parë që në vitet e fundit Apple ka ribrenduar sistemet operative të veta, transmeton KOHA. “macOS” ka qenë i njohur si “OS X”, pastaj më vonë Apple ka prezantuar “iPadOS”, “tvOS” dhe “watchOS”, kështu që për gjigantin amerikan të teknologjisë ribrendimi i iOS-it në “iPhone OS” nuk duket shumë problem.

Është e paqartë nëse iOS do të jetë ende platformë gjeneralë e Apple-it, apo do të jetë largohet tërësisht dhe do të marrë emra të ndryshëm për produkte të ndryshme.

Si do që të jetë, kjo mund të zbulohet në ngjarjen WWDC 2020 të Apple-it e cila do të mbahet javën e ardhshme.