Apple dhe Hyundai po zhvillojnë veturë autonome

3 muaj më parë

Apple dhe Hyundai po zhvillojnë veturë autonome

Në fund të vitit 2020, është raportuar se Projekti Titan i kompanisë Apple do të mund të prodhonte një veturë elektrike, autonome, deri në fund të vitit 2024.

Raportet ndërkohë u forcuan, që tregojnë se projekti është gjithnjë e më afër, ka shkruar të shtunën “Autoblog”.

Në fakt, Apple në muajt e fundit ka punësuar numër të madh ekspertësh që tregohet se po punohet seriozisht në këtë projekt.

Vetura, siç mendohet, është në fazat e hershme të zhvillimit, ndërkohë që para pak ditësh është njoftuar se Apple po bisedon me disa prodhues të mëdhenj të veturave, ndër ta edhe me Hyundai Motor.

Marrëveshja ende nuk është arritur, por duket se Apple i ka ofruar kompanisë Hyundai të marrë pjesë në zhvillimin e veturës së re dhe para së gjithash, me përvojën e saj të kontribuojë në një model të ri të baterisë.