Aplikoni këtë krem mbi çdo pickim për ta shëruar plotësisht

4 vite më parë

Aplikoni këtë krem mbi çdo pickim për ta shëruar plotësisht

Insektet janë të zakonshme në ambjentet e shtëpisë. Shumë prej nesh të paktën një herë në jetë është pickuar nga ndonjë insekt.

Pickimi përfundon gjithmonë me skuqje të lëkurës. Një nga metodat më efektive për trajtimin e tij është kremi calamine.

E mira ëhstë se mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi me përbërës tërësisht natyralë. Kështu, kurseni para dhe e përdorni atë më gjatë. Përbërësit e tij bazë janë argjila, soda e bukës dhe kripa.

Argjila është një përbërës që përdoret gjërësisht në dermatologji. Njihet për aftësinë e saj në shërimin e plagëve brenda një kohe të shkurtër. Kripa kur aplikohet në lëkurë ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe inflamacionit. Ndërsa soda e bukës, lehtëson acarimin e shkaktuar nga insektet dhe jo vetëm. Ky krem është perfekt për këto pickime, për skuqjet dhe acarimin e lëkurës.

Përbërësit:
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle sodë buke
1 lugë gjelle argjilë
15 pika vaj esencial (sipas dëshirës)
Ujë

Udhëzime:
Kombinoni sodën e bukës, kripën dhe argjilën në një enë të vogël qeraqmike. Shtoni gradualisht pak ujë derisa të krijoni një lloj paste. Më pas hidhni vajin esencial dhe miksojini mirë. Përdoreni atë direkt në zonën e prekur, derisa të mos mbetet asnjë shenjë.