Aplikacioni i rrejshëm për votim nga diaspora, Policia shkon në KQZ

6 ditë më parë

Aplikacioni i rrejshëm për votim nga diaspora, Policia shkon në KQZ

Një aplikacion i pa miratuar nga KQZ’ja është duke qarkulluar në rrjete sociale, për votimin e diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Anëtari i KQZ’së nga PDK’ja, Arianit Elshani në një lidhje direkte në emisionin “Frontal”, në T7, ka thënë se për këtë rast është njoftuar edhe policia e Kosovës.

“Gjatë orëve të mëngjesit sot jemi njoftuar për këtë rast. Ndërkohë edhe KQZ’ja ka marrë një vendim me të cilin ka iniciuar rastin edhe në polici. Sot sii anëtar jam i informuar se PK’ja ka qenë edhe në KQZ për ta hetuar rastin për këtë aplikacion që nuk është i miratuar nga KQZ’ja”, ka thënë ai.

“Nuk kam informacione të mjaftueshme. Si KQZ kemi reaguar menjëherë në momentin që kemi marrë informacion nga qytetarët që një aplikacion i tillë po shpërndahet në diasporë”, ka thënë më tutje Elshani./Express