Apeli konfirmon dënimin, Wigani bie në kategorinë e tretë

2 muaj më parë

Apeli konfirmon dënimin, Wigani bie në kategorinë e tretë

Rënia e Wiganit nga kategoria e dytë angleze është konfirmuar pasi klubi humbi apelin për dënimin me heqjen e 12 pikëve, transmeton “Zeri.info”.

Wigani ishte dënuar për shkak të hyrjes në administrim në fillim të korrikut dhe ra në kategorinë e tretë të futbollit anglez nga vendimet jashtë fushe.

“Një panel i pavarur i Arbitrazhit ka vendosur që heqja e 12 pikëve të Wigan Athleticut për hyrje në administrim në muajin e kaluar do të qëndrojë duke hedhur poshtë apelin e klubit kundër këtij sanksioni sportiv”, thuhet në njoftimin e Ligës Angleze të Futbollit.

“Vendimi i panelit të Arbitrazhit është përfundimtar dhe ligjor”, thuhet më tej./Zëri