Anëtarit të bordit të OSHP-së, Nuhi Paçarizi, për një vit i shtohen 3 banesa

2 vite më parë

Anëtarit të bordit të OSHP-së, Nuhi Paçarizi, për një vit i shtohen 3 banesa

Pasuria e Nuhi Paçarizit, anëtar i bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) e deklaruar nga vet ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) është rritur dukshëm në raport me vitin paraprak, raporton infokusi.com.

Në formularët e AKK-së gjatë vitit 2016, Paçarizi kishte deklaruar se ka në pronësi vetëm një shtëpi në vlerë prej 120 mijë euro të blerë në vitin 2015.

Mirëpo, një vit më vonë, përveç shtëpisë, ai ka deklaruar edhe pronë tjetër prej më shumë se 200 mijë eurosh, raporton infokusi.com.

Në formularët e AKK-së, Paçarizi ka vetë deklaruar se ka në pronësi shtëpi të blerë në vitin 2015 në vlerë prej 120 mijë euro, banesë 66 mijë euro, banesë 30 mijë euro, banesë 28 mijë euro, tokë 15 mijë euro, tokë 9 mijë euro, tokë 9 mijë euro, automjet 4500 euro, si dhe para të gatshme në llogari të vetë dhe familjes 2628 euro. Po ashtu ai ka deklaruar se i ka edhe 6000 euro borxh.

Por, në fund të formularit  të deklarimit “Të dhëna tjera”, Paçarizi ka deklaruar se ka në pronësi një sipërfaqe të madhe të tokës në Fushë Kosovës e cila ka vlerë prej 100 mijë eurosh.

Ai ka deklaruar se ka në pronësi arë në Fushë Kosovë në vlerë prej 12,000 euro, arë në Fushë Kosovë po ashtu në vlerë prej 8000 euro, dy parcela tjera po ashtu në Fushë Kosovë këto dyja së bashku kanë vlerë 14 mijë euro, tokë në Fushë Kosovës 10,000 euro, tokë në Fushë Kosovës 36,000 euro si dhe tokë në Fushë Kosovës 13,000 euro. / INFOKUSI.COm