Anekdotat kundër regjimit komunist

2 vite më parë

Anekdotat kundër regjimit komunist

Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave.

Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist.

Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull.

Komiteti ishte i shqetësuar sepse këto anekdota në pamjen e parë dukeshin si humor për të kritikuar të metat, por në të vërtetë “dëmtonin formimin e opinionit të shëndoshë revolucionar”.

Informacionet e këtij lloji, si praktikë silleshin nga Sigurimi i Shtetit për komitetet e partisë.

Ato bënin pjesë në informimin e rregullt njëmujor që vinte te komitetet në fjalë në lidhje me ato që mendonte populli, në të vërtetë jo aq i lumtur sa ç’dilte në fjalimet programatike e propagandistike të kongreseve e plenumeve entuziaste komuniste, shkruan Lapsi.al

Dokumenti u publikua nga ish-drejtori i Arkivit te Shtetit Kastriot Dervishi.