Ancelotti shpëtohet nga avokatët e Napolit

1 javë më parë

Ancelotti shpëtohet nga avokatët e Napolit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kishte qenë i gatshëm ta shkarkojë trajnerin Carlo Ancelotti pasi lojtarët e skuadrës së tij i mohuar urdhrat e presidentit. Megjithatë, mediumet italiane thonë se De Laurentiis nuk u lejua ta bëjë atë gjë nga avokatët e klubit.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Seria, Aurelio De Laurentiis kishte qenë shumë i zemëruar pasi lojtarët e Napolit dhe Carlo Ancelotti i injoruan urdhrat e tij pas ndeshjes kundër Salzburgut, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Napolit ishte urdhëruar të qëndrojë e bashkuar për ta nisur një kamp stërvitor deri në ndeshjen e së shtunës kundër Genoas në Serie A, mirëpo lojtarët u rebeluan pas barazimit të mbrëmshëm me Salzburgun në Ligën e Kampionëve.

Në vend se t’i zbatonin urdhrat e presidentit të klubit, lojtarët shkuan të gjithë në shtëpitë e tyre dhe trajneri Ancelotti refuzoi të flasë për mediat, përfshirë këtu takimet e organizuara nga UEFA që e ka për detyrë t’i mbajë sipas kontratës.

La Gazzetta raporton se De Laurentiis besonte se Ancelotti e kishte humbur kontrollin mbi zhveshtoren dhe e kishte humbur respektin e lojtarëve të tij. Për këto arsye, ai dëshironte ta shkarkonte italianin nga posti i trajnerit.

Mirëpo, ai nuk u lejua nga avokatët e klubit të shkojë përpara me atë tentim të tij. Avokatët i kërkuar kreut të klubit të marrë pak kohë pushim dhe ta shqyrtojë vendimin e tij edhe për më gjatë.

Megjithatë, vendimi për të mos e shkarkuar Ancelottin mund të ketë ardhur më shumë shkaku se De Laurentiis nuk ishte i gatshëm t’ia kompensojë Ancelottit pagën për deri në fund të kontratës menjëherë. /Gazeta Express/