Ancelotti pas humbjes: Jemi në çerekfinale, kjo ka rëndësi

2 muaj më parë

Ancelotti pas humbjes: Jemi në çerekfinale, kjo ka rëndësi

Ancelotti është shprehur se gjëja më e rëndësishme për Napolin është që janë në çerekfinale të Europa League, përkundër humbjes 3-1, në Salsburg.

“Jemi në çerekfinale, kjo ka rëndësi. Patëm fillimin e duhur në ndeshje, mirëpo mendoj që rezultati i ndeshjes së parë 3-0 na bëri më të relaksuar sesa që duhej të ishim”, tha fillimisht tekniku italian.

I pyetur nëse Europa League është objektivi kryesor për ta, Ancelotti tha: Objektivi është të vazhdojmë përpara deri në fund të sezonit. Në Serie A nuk jemi në një pozitë të mirë, megjithatë nuk duhet të bëjmë gabime, shihet që s’mund ta kemi pozitën e parë, por nuk duhet ta humbasim të dytën” AktivPress