Ancelotti i jep për herë të parë besimin e madh, Hysaj luan “provën e zjarrit”

2 muaj më parë

Ancelotti i jep për herë të parë besimin e madh, Hysaj luan “provën e zjarrit”

Për herë të parë Elseid Hysaj do të ketë besimin e madh nga trajneri i Napolit, Ancelotti. Me ardhjen e tij tek klubi italian, hapësirat për shkodranin janë zvogëluar ndjeshëm.

Megjithatë shqiptari nuk është doërzuar te Napoli, duke kërkuar që të respektohen aftësitë e tij dhe të rikthehet atje ku ka qenë, si një lojtar i pazëvendësueshëm. Tashmë trajneri Ançeloti i ka dhënë mundësinë e parë Hysajt, për t’i treguar vlerat e tij pas shumë kohësh.

Në takimin që do të zhvillohet ndaj Fiorentinës, Hysaj do të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë e takimit. Ndeshja nis në orën 18:00, ndërsa pritet me një vëmendje të madhe në Itali duke parë vështirësinë e saj. /Shqiperia.ch