“Amerika në rrezik të shpallet epiqendra e re e Coronavirusit”

2 javë më parë

“Amerika në rrezik të shpallet epiqendra e re e Coronavirusit”

Zëdhëndësi i Organizatës Boterore të Shëndetësisë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë në rrezik të bëhen qendra kryesore e virusit, për shkak se Amerika është duke pësuar një rritje ekstreme të numrit të të infektuarve, raporton The Guardian.

Beth Rigby, zëdhëndës i OBSH-së, ka thënë se 85% e rasteve të vdekjeve dhe infektimeve ne 24 orët e fundit janë regjistruar në Amerikë dhe Evropë.

Kujtojmë se pak javë më parë, epiqendra e shpërthimit të virusit ishte zhvendosur nga Wuhani I Kinës në Itali, duke regjistruar deri tani shtetin me numrin më të lartë të viktimave dhe të inektuarve me COVID-19.