Ambasadori britanik kërkon seriozitet më të madh për sulmin ndaj Ollurit

4 vite më parë

Ambasadori britanik kërkon seriozitet më të madh për sulmin ndaj Ollurit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Parim Ollurit.

Ai i ka uruar Ollurit shërim të shpejtë si dhe i ka bërë thirrje drejtësisë ta zbardhin këtë rast.

Ky është postimi i plotë i ambasadorit:

E dënoj sulmin e mbrëmshëm frikacak ndaj Parim Ollurit. Shoqëritë e lira dhe demokratike mund të ekzistojnë vetëm si rezultat i punës jetike dhe të guximshme të gazetarëve. I uroj shërim të shpejtë dhe u bëj thirrje autoriteteve të trajtojnë këtë rast me seriozitetin më të madh. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë informacione rreth këtij rasti të kontaktojnë policinë: ky do të ishte një akt patriotik.