Ambasadori amerikan: Respektimi i vendimeve të gjykatës është vital për të ardhmen

1 muaj më parë

Ambasadori amerikan: Respektimi i vendimeve të gjykatës është vital për të ardhmen

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë thirrje për respektim të vendimeve të gjykatave në Kosovë.

Përmes një qëndrimi ai është shprehur se kur vendimet e gjykatës zbatohen plotësisht, kjo nënkupton se ka institucione funksionale, të paanshme dhe demokratike që u shërbejnë të gjithë qytetarëve.

“A mund ta themi këtë sot? A mund që ndonjë qytetar – apo ndonjë investitor potencial, të mbështetet në gjykatat e Kosovës kur udhëheqësit e Kosovës mund të zgjedhin që t’i injorojnë gjykatat sa herë që të duan ata?”, thotë ndër të tjera Kosnett.

“Kosova ka bërë një rrugë të gjatë drejt rrugës demokratike për pak vjet. Tash për tash kur vlerat demokratike janë të sulmuara anembanë botës, unë frymëzohem nga populli i Kosovës, qëndrueshmëria e tyre, vendosmëria për t’u përballur me sfidat dhe përkushtimi i tyre për të ndërtuar demokracinë e mbështetur nga respektimi i shtetit ligjor”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë që të qëndrojnë krah Kosovës dhe qytetarëve të saj në punën për ndërtimin e të ardhmes demokratike për të gjithë qytetarët e saj. S’ka kohë për të humbur”, ka thënë Kosnett ndër të tjera.