Ambasadori britanik për Dua Lipën: Je krenaria e dy shteteve

6 muaj më parë

Ambasadori britanik për Dua Lipën: Je krenaria e dy shteteve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka uruar Dua Lipën për suksesin e arritur në “Grammy”.

Ai e ka cilësuar këtë këngëtare si krenarinë e dy shteteve, shkruan AktivPress.

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shtetave”, ka shkruar O’Connell.

Dua Lipa është me prejardhje nga Kosova, ndërsa jeton në Britani të Madhe.

Ajo ka arritur të bëhet shqiptarja e parë që ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje në Grammy.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Duas me Mark Ronson dhe Diplo, ‘Electricity’, është zgjedhur si kënga më e mirë ‘Dance’ e vitit,/AktivPress/