Ambasada Amerikane lavdëron Policinë për parandalimin e trafikimit të tri viktimave

2 javë më parë

Ambasada Amerikane lavdëron Policinë për parandalimin e trafikimit të tri viktimave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka lavdëruar Policinë për hetimin e bërë që rezultoi në parandalimin e trafikimit të tre viktimave të moshës 17-vjeçare.

Ambasada ka përgëzuar punën e policëve kosovarë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë viktimat e cenueshme nga krimi.

“Një hetim nga Policia e Kosovës në lidhje me Hetimet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, rezultoi që tri viktima të moshës 17-vjeçare të marrin ndihmën e nevojshme, si dhe u bë një arrestim. Ne e përgëzojmë punën e policisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë këta viktima që janë të cenueshëm nga krimi”.