Alpinistja Arineta Mula s’i ndal ngjitjet në male as gjatë Ramazanit: ”Agjërimi veçse ma shton forcën”

6 ditë më parë

Alpinistja Arineta Mula s’i ndal ngjitjet në male as gjatë Ramazanit: ”Agjërimi veçse ma shton forcën”

Ngjitjet nëpër majat e Kosovës, Arineta Mula nuk është duke i ndalur as në këto ditë të Ramazanit.

Edhe pse agjërueshëm, Mula çdo ditë është duke sfiduar vetën për të arritur ta thyejë rekordin e saj personal.

Në emisionin “Gratë n’Fokus”, prodhim i Gazetës inFokus, Mula ka deklaruar se agjërimi veçse po ia shtonë energjinë dhe fuqinë.

“Diçka me agjërimin që është interesante është se ka kohë që nuk e kam mbajt agjërimin më herët. Këtë kohë të pandemisë sigurisht kamë qenë kureshtare me bo gjëra që skam bërë me herët. I kam shtuar ecjet nëpër male në këto ditë, aspak nuk me ka ndalu për me ndalë pasiononin dhe aktivitetin, mund të them po ndjenë më e gjallë dhe agjërimi ka shumë të mira”, ka deklaruar ajo.

Gjatë këtyre ditëve të muajit Ramzan, Mula ka arritur të ngjitet në malin e Rodokut, Oshlakun, Lubetenin e bjeshkë tjera.