Aleanca post-pandemike e veturave

2 javë më parë

Aleanca post-pandemike e veturave

Para se të shpërthente pandemia, industria botërore e automobilave ishte duke u përballur me ndryshime të pazakonta. Shumë prodhues s’po ia dilnin mbanë. Ata shtynin çdo iniciativë që u dilte në rrugë, duke nisur nga elektrifikimi e deri te veturat vetëngasëse.

Ironikisht, izolimi pothuajse total i prodhimit i ka shtyrë në krizë edhe gjigantët e automobilizmit, si dhe e ka motivuar industrinë të merret edhe me çështjet që po i shmangte para pandemisë.

Në fillim të shtatorit, “General Motors” dhe “Honda” njoftuan se do të formojnë një aleancë, duke zgjeruar bashkëpunimin disadekadësh që ishte intensifikuar në vitet e fundit, shkruan KOHA. Prodhuesit kishin investuar bashkë në “Cruise”, kompaninë fillestare të GM-së për ngasje autonome, e që tani ka vlerën rreth 20 miliardë dollarë dhe është zotuar se do të krijojë dy vetura të reja elektrike, duke përdorur teknologjinë e re të baterive të GM-së, “Ultium”.

E veçanta e kësaj aleance nuk është fakti i ekzistencës së saj. Është “memorandumi i mirëkuptimit” që thekson aleancën e Amerikës Veriore.

“Honda” ka shitur vetura dhe ka prodhuar brenda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qe disa dekada. GM, prodhuesi numër një amerikan për shitje të veturave, është në treg për më shumë se një shekull. Tregu i veturave në Amerikën Veriore, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, është tregu më konkurrent në botë.

Por ai ka ngecur me shpërndarje në treg së fundmi. GM-ja prin me më pak se 20 për qind të shitjeve të veturave të reja. “Honda” ka pak më shumë se 15 për qind. Përqindjet nuk ndryshojnë kurrë gati, dhe në termet afatgjate, nga vitet ’50, GM-ja ka humbur ndjeshëm nga koha kur dominonte me 50 për qind të tregut.