Albright tregon se çfarë i tha Clinton në ditën kur vendosën që të ndërhyjë NATO në Kosovë

3 muaj më parë

Albright tregon se çfarë i tha Clinton në ditën kur vendosën që të ndërhyjë NATO në Kosovë

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ka thënë se ndjehet e lumtur që është prezentë në Kosovë.

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë e rëndë… Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë”, ka thënë Albright.

Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z.kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur…”, ka deklaruar Albright.

“Lufta në Kosovë ka qenë një luftë barbare, ne e mbizotrum se aleanca ishte e fort dhe ja dolëm se ishte e drejtë, fushata jonë ishte e vendosur në bazat e drejtësisë, sepse populli shiqptar po largohje dhe dëbohje edhe përgjigja jonë ishte JO”, tha ajo.