Albina dhe Labi vijnë me “Hallakam”

4 javë më parë

Albina dhe Labi vijnë me “Hallakam”

Albina Kelmendi dhe Labinot Tahiri e kanë publikuar këngën e titulluar “Hallakam”. Artistët ia kanë bashkangjitur këngës edhe një videoklip.

Për tekstin është përkujdesur Petrit Sefaj, ndërsa me orkestrim të Duo Bass Records dhe për pjesën e kitarës është kujdesur Astrit Stafai.

“Urime na qoftë Albina. Urime publik i dashur! Kush na e shpërndan, vetëm se na bëni nder dhe do jemi mirënjohës ndaj jush. Pas kësaj kënge do të jemi me hite të tjera dhe klipe të bukura. Poshtë virusi e Covidi, dhe ata që ua shkatërruan jetën me pak atë ekonomi që kishit! Rroftë dashuria e njerëzve ndaj njëri-tjetrit. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Labi në postimin e tij në rrjetet sociale.