Albin Prapashtica nënshkruan me FC Prishtinën

1 muaj më parë

Albin Prapashtica nënshkruan me FC Prishtinën

Pas prezantimit dje të Behar Maliqit, FC Prishtina sot ka prezantuar talentin e 2 Korrikut, Albin Prapashtica.

18 vjeçari ka nënshkruar kontratë për tre vitet e ardhshme me skuadrën ‘bardhëekaltërt’, transmeton Klan Kosova.

Së fundi Prapashtica ishte në prova edhe tek skuadra e madhe kroate, Dinamo Zagreb.

“Kënaqësi, privilegj dhe nder të mbroj ngjyrat e skuadrës më të madhe në vend. Jam mirënjohës për udhëheqjen e klubit që më kërkuan, më besuan dhe më bindën të jep pjesë e projektit të klubit”.

“Jam shumë i bindur se kam zgjedhur adresën e duhur të parë të madhe të zhvillimit tim profesional në karrierën time prej futbollisti”.

“Kam shumë për të mësuar e për t’i dhënë klubit tim të ri e në veçanti “Plisave”, ka thënë Albin Prapashtica për faqen zyrtare të Prishtinës.