Albin Kurti: Dëshiroj të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës

6 muaj më parë

Albin Kurti: Dëshiroj të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka shfrytëzuar rastin që të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, pas lajmit për ndarjen e saj nga jeta ditën e sotme.

Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, për të bërë këtë ngushëllim, duke qenë se Lezja ka qenë një aktore tejet e dashur për publikun shqiptar për shumë vite, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Albin Kurtit:

Dëshiroj të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, për humbjen e madhe.

Sot në orët e mëngjesit aktorja e dashur për publikun tonë, zonja Leze Qena, ndërroi jetë. Ajo gjatë jetës së saj ka patur një repertor të gjerë teatror, dhe ka luajtur shumë role në kinema e televizion.

Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët.

I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona.