Albin Kurti asnjë fjalë për Kadri Veselin pas ftesës nga Specialja

4 ditë më parë

Albin Kurti asnjë fjalë për Kadri Veselin pas ftesës nga Specialja

Kreut të PDK-së, Kadri Veselit, nuk i shkoi fort mirë muaji i fundit.

Veçse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, PDK, doli e treta, Veselit, këtë të enjte i erdhi edhe ftesa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në Hagë Veseli do të paraqitet para hetuesve më 4 dhjetor.

Por, për këtë ftesë, për dallim nga shumë qytetarë e politikan, nuk reagoi fare Albin Kurti, lideri më i votuar në Kosovë.

Në fakt, Albin Kurti, që synon tash të marr postin e kryeministrit të Kosovës, prej kohës kur Veseli publikoi lajmin se është i ftuar i speciales në Facebookun e tij i ka veç dy postime, shkruan gazeta inFokus.

Të dy këto nga Franca ku po qëndron për vizitë.

Njëra ka të bëjë me takimet që pati me Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, Marielle de Sarnez dhe tjetra për takimin me tre këshilltarët e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkruan gazeta inFokus.

Por, për dallim për këtë ftesë, Kurti ishte ndër më të zëshmit, kur edhe u formua Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, bahskë me Vetëvendosjen, ishin kategorik kundër formimit të saj, e cila për detyrë ka gjykimin e krimeve të supozuara të luftës që thuhet se u bën nga UÇK-ja./inFokus