Alarmet për destabilizim/ Shefi i AKI-së, thirret në raportim

3 vite më parë

Alarmet për destabilizim/ Shefi i AKI-së, thirret në raportim

Brenda një kohe të shkurtër në krye të shërbimit sekret, Driton Gashi, është thirrur për të dytën herë për të raportuar para Komisionit për Mbikëqyrje të Inteligjencës.

Ai pritet të paraqitet në Kuvend, të martën.

Mbikëqyrësit parlamentar nuk kanë treguar pse e kanë thirrur shefin e inteligjencës, mirëpo, raportimi i tij vije në kohën kur Këshilli për Siguri i Kosovës ka alarmuar se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar se disa individë dhe grupe të lidhura me qarqe brenda vendit,  kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Anëtari i Komisionit për Inteligjencë, Rafet Rama, i pyetur nga AktivPress  nëse ky raportim ndërlidhet me këto paralajmërime ka thënë shkurt se këtë gjë mund ta mësoj publiku, pasi të ketë përfunduar raportimi.

“Arsyen pse e kemi thirrur drejtorin e AKI-së, e mësoni pasi ta mbajmë mbledhjen”, ka thënë Rama.

AktivPress ka tentuar të marrë përgjigje edhe prej kryetarit të këtij komisioni Haxhi Shala, mirëpo ai ka qenë i paqasshëm./AktivPress