Akuzohet se është takuar me shefat e mafias, reagon Agnelli

4 vite më parë

Akuzohet se është takuar me shefat e mafias, reagon Agnelli

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka qenë cak i raportimeve të fundit të mediave italiane, se ai është takuar me krerët e mafias.

“Saverio Dominello dhe djali i tij Rocco, janë përfaqësues për Torino të klanit Bellocco Pesce të Rosarnos. Rocco Dominello ka një raport me drejtuesit e Juves në mënyrë që ti shesë biletat sezonale”

“Drejtorët të cilët kishin kontakt me këta njerëz janë: Merulla, Carugo, D’Angelo dhe Presidenti Agnelli”, raporton agjensia italiane Ansa, e bazuar në dokumentacionin i cili i është dorëzar Prokurorisë në Torino.

Në anën tjetër, Agnelli ka reaguar shpejtë në Twitter, duke shkruar: “Me gjithë respektin që kam për instancat e drejtësisë, dua të ju rikujtoj të gjithëve që unë nuk jam takuar kurrë me krerët e mafias. Të gjitha lajmet që po i lexoni për këtë çështje janë false”.

Mirëpo, ekziston mundësia që Agnelli realisht të jetë takuar me krerët Dominello, por pa e ditur që ata janë pjesë e mafias. /AktivPress