Aktorja italiane “fiksohet” pas aktorit turk me origjinë shqiptare

2 muaj më parë

Aktorja italiane “fiksohet” pas aktorit turk me origjinë shqiptare

Aktorja italiane, Francesca Cipriani e ka bërë një deklaratë të papritur për aktorin me origjinë shqiptarë dhe shumë të njohur nga telenovelat turke Can Yaman, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo ka treguar se me aktorin e famshëm janë takuar në prapaskenat e një emisioni në Itali dhe sipas saj mes tyre ka lindur një shkëndijë, transmeton lajmi.net.

Francesca është shprehur se ajo dhe Can kishin vendosur të takoheshin sërish, por që prej asaj dite ai nuk i ka folur më.

“Kemi biseduar bashkë për gati 1 orë, njohëm njëri-tjetrin. Më bëri elektroshok me sytë e tij”, ishte shprehur ajo.