Aktori i “Thor”-it hidhet nga ura dhe vdes, ky është postimi i fundit që la

1 javë më parë

Aktori i “Thor”-it hidhet nga ura dhe vdes, ky është postimi i fundit që la

Aktori i filmit ‘Thor’ dhe ‘Terminator’, Salvation’ Isaac Kappy është konfirmuar i vdekur, pasi u hodh nga një urë në Arizona të hënën, sipas TMZ.

Zyrtarët konfirmuan se Kappy, 42 vjeç, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga Ura Transwestern Road në Interstate 40, ku vdiq, sipas një deklarate nga Bart Graves, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës.

Para se të merrte vendimin ai kishte postuar një deklaratë të gjatë në “Instagram” ku shkroi: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë” dhe “kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin mua”.

Ai ka qenë në akuzë për sulm ndaj vajzës së Michael Jackson, Paris. Mes të tjerash në shënimin e tij ai shkruante: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë. Në të vërtetë, unë kam qenë një djalë shumë i keq gjatë gjithë jetës sime”.