Aktori Eqrem Berisha e lë Nismën, Ferat Shala e prezanton si aderim në PDK

2 muaj më parë

Aktori Eqrem Berisha e lë Nismën, Ferat Shala e prezanton si aderim në PDK

Kandidati për deputet, Ferat Shala, ka prezantuar një aderim të ri në PDK.

Bëhet fjalë për aktorin Eqrem Berisha, shkruan AktivPress.

Më herët, Berisha ka qenë aktivist i Nismës.

Eqrem Berisha është njeri i veçantë. Ai kurrë nuk është bosh, gjithmonë me plot humor, plot mirësi dhe energji pozitive.

Me lojën prej aktori të talentuar, me humorin origjinal, shpesh edhe me ironinë therëse, që prej shumë vitesh ai i na i bënë jetët tona më të hareshne, më fisnike.

Bisedat me Eqremin gjithmonë janë përjetim i veçantë për mua, sepse bashkë ndajmë shumë kujtime të luftës dhe të angazhimeve të përbashkëta në UÇK. Ish-aktivist i NISMA Socialdemokrate, tani ai ka vendosur që rrugëtimin politik ta bëjë me Vatrën më të ngrohtë për të gjithë veteranët e luftës.

PDK mbetet kurdoherë parti e vlerave liridashëse e shtetformuese, parti e vizioneve të qarta për të ardhëm e të gjithë qyetetarëve të Kosovës“, ka shkruar Ferat Shala në llogarinë e tij në Facebook./AKTIV PRESS/